Transmetuar më 12-06-2017, 13:10

Uji është pija më e mirë për të ruajtur formën e mirë trupore dhe shëndetin. Ekzistojnë disa studime që e kanë treguar se pirja e ujit ndihmon në hidratim dhe në përmirësimin e funksionimit të aparatit tretës, duke ndihmuar në dobësim.

Një studim i fundit kanadez i publikuar në revistën shkencore “Canadian Journal of Public Health”, thotë se pirja nga një shishe plastike e përdorur, është një zakon i keq, i cili nuk duhet përsëritur kurrë më.

Më konkretisht u zhvilluan analiza në një kampion prej 76 shishesh plastike uji, të lëna në temperaturë ambienti për një periudhë të zgjatur kohe dhe rezultatet ishin të qarta, shkruan noa.al.

Në 2/3 e tyre kishte një sasi shumë më të madhe bakteresh në raport me limitin e lejuar që rrezikonte dyfish shëndetin e personit që i përdorte, duke e rrezikuar ndaj infeksioneve, helmimit të ushqimit, të vjellave dhe të përzierat.

Idealja është të pini me gotë qelqi ose direkt në burim. /a.y/noa.al