Transmetuar më 12-06-2017, 12:35

Një fëmijë autik vetëm 4 vjeç, e la veten të vdiste prej urisë pranë kufomës së ëmës.

Vogëlushi Chadrack Mbala Mulo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pranë trupit të së ëmës i cili ishte në fazë dekompozimi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në tetor të vitit 2016, kur trupi i të voglit u gjet në një apartament në Londër ku jetonte me të ëmën, rreth 48 orë pasi kishte vdekur.

Nëna e tij Esther Eketi-Mulo, humbi jetën për shkak të një krize epilepsie, të cilën e kishte parë dhe i biri i cili për shkak se vuante nga autizmi, nuk ishte në gjendje të fliste dhe të kërkonte ndihmë. Kështu ai qëndroi pranë trupit të nënës deri sa gjeti vdekjen, prej urisë.

Fqinjët e familjes duke folur për “The Sun” thonë se u shokuan nga zbulimi, duke shtuar se vogëlushi i përfshirë nga dhimbja qëndroi i përqafuar pas së ëmës deri sa gjeti vdekjen. /a.y/noa.al