Transmetuar më 12-06-2017, 12:18

Ndodh shpesh që xhamat e syzeve t’i fshini me cepin e bluzës. Por, mos e bëni më. Veshja është e mbuluar nga pluhuri dhe mund të çojë jo vetëm në gërvishtjen e xhamave, por edhe me infeksione në sy.

Dr. Geist tregon se ka shumë nga ata që përdorin pështymën për të pastruar syzet ose thjeshtë ujë, mënyrë e cila nuk është aspak e sugjerueshme, pasi nga kjo mënyrë pastrimi shkaktohen infeksione në sy, e njëjta gjë është edhe kur i pastrojmë me cepin e bluzës apo këmishës.

Por çfarë të bëni nëse nuk keni mundësi të blini spërkatës të posaçëm për të pastruar syzet? Përdorni sapun, ujë të ngrohtë dhe një leckë të tha të e të pastër. Mos u gënjeni nga përbërës aromatik apo uthull e limon, siç sugjerohet shpesh pasi dëmtoni syzet. /k.k/noa.al/