Transmetuar më 12-06-2017, 12:16

Godet në mënyrë të përsëritur djalin e partneres së tij, deri sa i shkakton vdekjen.

Vogëlushi Jeremiah Regis-Ngaujah, i cili nuk i kishte mbushur ende tre vjeç, humbi jetën si pasojë e hemorragjisë së brendshme pasi u rrah egërsisht nga njerku i tij, i cili e goditi mbi 100 herë rresht.

Chevaze McGregor u shpall fajtor nga gjykata e Birmingham Crown Court, pas publikimit të enjten e kaluar, të disa pamjeve ku ai shihej duke rrahur egërsisht të miturin.

Prindërit e të voglit u ndanë para se ai të vinte në jetë, dhe nëna e tij u njoh me McGregor pak kohë para se të lindte, i cili e pa të rritej të voglin.

Inati i tij shpërtheu pasi nëna e Jeremiah, i kishte thënë se donte të bashkohej me babanë e djalit, si tentative për të bashkuar familjen.

Kështu që Chevaze e shfryu gjithë mllefin mbi të voglin. Në seancën e radhës pritet që të jepet dënimin ndaj tij. /a.y/noa.al