Transmetuar më 12-06-2017, 11:42

Sjelljet tona ushqimore kanë një efekt direkt në shëndet dhe në formën tonë fizike, por shumë pak e dinë se duke analizuar ushqimin që një person konsumon çdo ditë, mund të kuptohet mënyra se si i shpenzon fitimet.

Kjo pasi ka një lidhje të ngushtë mes ushqimit dhe parave, ku shpesh rrezikohen financat dhe linjën fizike për shkak të ushqimeve që konsumohen.

Më poshtë gjeni se si mudn të kuptohet se sa shpenzon një njeri thjesht duke parë çfarë konsumon:

Konsumatori i vetëdijshëm– Konsumatori i vetëdijshëm është ai që ha ushqim shumë ngadalë, duke mos rrezikuar linjat e tij trupore dhe ndihet i ngopur më shpejt. Ky lloj konsumatori është i kujdesshëm që të mos shpenzojë shumë gjatë pazarit.

I paarsyeshmi- Pjesë e kësaj kategorie janë gjithë ata persona që blejnë dhe hanë çdo lloj ushqimi, pa u ndjerë kurrë të kënaqur. Blerja e ushqimeve është një lloj varësie, ndaj ndodh që këta lloj njerëzish i shpenzojnë paratë pa u menduar gjatë dhe jo vetëm në market.

Konsumatori kaotik- Të qenit kaotik edhe në mënyrën e ushqyerjes është mënyra tipike e personave që janë të zënë gjithë kohës dhe nuk kanë kohë për t’iu kushtuar pazarit apo vlerësimit të ofertave. Duke qenë gjithmonë nxitimthi, përfundojnë duke shpenzuar shumë dhe nuk ndihen të kënaqur.

Të pasionuarit pas ushqimit- Ekzistojnë disa persona që e duan ushqimin dhe që blejnë çdo lloj produkti vetëm për ta provuar dhe për t’i lejuar vetes momente kënaqësi. Nuk shqetësohen për çmimin, përkundrazi janë shumë bujar dhe për ta është e rëndësishme që të zgjedhin gjithmonë ushqim cilësor, shkruan noa.al.

Kursimtari- Ekzistojnë persona që janë gjithë kohës në kërkim të ofertave. Nuk e lënë veten të tundohen, por i bëjnë sytë katër që të mos shpenzojnë shumë. /a.y/noa.al