Transmetuar më 12-06-2017, 10:47

Një mjek kardiolog, dhe studiues nga Rusia, ka mbajtur në një vazo në zyrën e tij zemrën e një vajze që ka humbur jetën vite më parë.

Në vitet ’50, kur Alamzov ishte student, një vajzë e re me endokardit, hyri në klinikën “Medical Institute”, por në atë kohë sëmundja e saj ishte pothuajse e pashërueshme.

Rasti vajzës në fjalë ishte marrë në shqyrtim nga mësuesit dhe mjekët më të mirë, por askush nuk ia gjeti kurën…përveç Vladimirit, vetëm ai ra në dashuri me vajzën e sëmurë.

Çdo ditë ai e vizitonte vajzën dhe i dërgonte lule, por më e habitshmja është që shëndeti i vajzës filloi të përmirësohej.

Kështu, pas disa vitesh ata të dy u martuan, patën edhe fëmijë, dhe pas 25 vitesh martesë gruaja ndërroi jetë. Doktor Vladimir Almazov e mban zemrën e saj në vazo në Institutin ku vajza ishte diagnostikuar si e pashpresë fillimisht, për t’i dëshmuar njerëzimit që një zemër e sëmurë mund të shërohet fare thjesht me fuqinë e dashurisë.