Transmetuar më 12-06-2017, 10:34
Bankomatët janë një ndër objektet e preferuara për t’u vjedhur nga hajdutët. Por, mënyra e ndërtimit të tyre, shpesh e bën të pamundur që të hapen lehtë. Ndaj, një burrë në Maryland të Shteteve të Bashkuara, ka zgjedhur formën më të çuditshme për të vjedhur.
Me anë të një eskavatori, ai ka shkatërruar bankomatin, duke shkaktuar një dëm prej 10 mijë eurosh, por më e bukura qëndron në faktin se edhe pas kësaj, nuk arriti të marrë paratë.
Një hajdut është përpjekur që të thyejnë një bankomat duke përdorur një eskavator.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa policia thotë se i dyshuari kishte vjedhur eskavatorin me qëllim që ta përdorte për të vjedhur lekët. /k.k/noa.al/