Transmetuar më 12-06-2017, 10:30

Tregu i pijeve alkoolike është në transformim të vazhdueshëm dhe tashmë nga ky sektor vijnë të reja nga më të çudutshmet.

Disa vite më parë doli në treg birra me shije limoni, koktejl me fruta etj., por tashmë vjen një tjetër risi.

Shtëpia prodhuese e birrës ‘PangPang’ dhe agjencia kreative ‘Snask’ kanë shpikur një birrë ideale e cila mund të pihet nën dush, siç konfirmon dhe emri i saj “Shower Beer” (Birra e dushit).

Dy janë karakteristikat e saj kryesore, një birrë e fortë duke pasur 10% të volumit alkool, por mbi të gjitha mund të pihet vetëm me tre gllënjka, për shkak se është e vogël.

Pikërisht për shkak të konsumit të shpejtë, krijuesit e saj e ideuan për gjithë ata që duan të pinë birrë por nuk kanë kohë, shkruan noa.al.

Aktualisht kjo birrë është në shitje në tregun suedez, ndërkohë që në vijim pritet të përhapet dhe në shtete të tjera. /a.y/noa.al