Transmetuar më 12-06-2017, 10:15

Stina e verës sjell me vete edhe temperaturat e larta. Për shkak të kohës, por ndoshta edhe të pamundësive për të shkuar në det, të shumtë janë ata që freskohen duke u larë në pishina.

Por sa të këndshme, këto ambiente janë edhe të rrezikshme. Mediat e huaja kanë ngritur alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujërat e e pishinave. Quhet Cryptosporidium-in, dhe dëmton rëndë organizmin e njeriut.

Dy janë format për ta marrë këtë parazit: ose përmes pirjes së ujit të pishinës, por edhe përmes lëkurës. Shenjat e para shfaqen me skuqje të lëkurës, ndaj ju rekomandojmë kujdes maksimal. /k.k/noa.al/