Transmetuar më 12-06-2017, 09:59

Pirja edhe një gote të vetëm alkool në ditë i bën dëm shëndetit mendor dhe përshpejton plakjen.

Është ky zbulimi i bërë nga një studim i drejtuar nga Anya Topiwala e University of Oxford, në Britaninë e Madhe i publikuar në revistën shkencore “British Medical Journal”.

Është i ditur fakti që konsumi i tepërt i alkoolit shoqërohet me rënie të kapacitetit mendor dhe dëme cerebrale por pak dinin lidhur me efektet që shkakton konsumi i moderuar i alkoolit.

Ekspertët britanikë, monitoruan për 30 vite me radhë shëndetin e 550 personave me moshë mesatare 43- vjeçare në fillim të studimit.

Në mënyrë periodike u mat niveli i degradimit mendor tek studiuesit, nëpërmjet rezonancave magnetike.

Rezultoi se edhe i ashtuquajturi konsum i moderuar i alkoolit, një gotë verë, apo një birrë në ditë, mund të shkaktojë degradim mendor, shkruan noa.al.

Ky studim përforcon idenë se konsumi i konsideruar normal i alkoolit ka pasoja për shëndetin, ndaj është mirë që të rrallohet. /a.y/noa.al