Transmetuar më 12-06-2017, 09:42

Për të shtrydhur një kokërr limoni jemi mësuar që ta presim në mes dhe ta përdorim, ndonjëherë vetëm njërën pjesë dhe tjetrën e fusim në frigorifer.

Por duke bërë kështu rrezikohet që ta çojmë dëm pjesën e papërdorur. Në videon më poshtë noa.al sjell një hile gjeniale, se si ta shtrydhni limonin, pa u bezdisur nga farat dhe pa e çuar dëm.

Mjafton që me një gjilpërë ose shtizë të pastër ta shponi në majën e tij dhe më tej shtrydheni. Për më tepër shihni pamjet më poshtë. /a.y/noa.al