Transmetuar më 12-06-2017, 08:45

Ka kaluar thuajse një vit që kur modelja e Playboy, Dani Mathers, 30 vjeçe fotografoi në palestër në Los Angeles, SHBA, një grua të moshuar krejt zhveshur teksa bënte dush dhe e postoi në Snapchat.

Por Mathers e pagoi shtrenjtë atë fotografi, pasi përveçse u përjashtua nga palestra, u dënua me 30 ditë shërbim social, si dhe u pushua nga puna nga revista për të rritur.

Në korrik të vitit 2016, bëri fotografinë e cila i hapi probleme. Në të shihet një grua e moshuar krejt e zhveshur, teksa ndërrohet në një palestër në Los Angeles, SHBA, ku dhe stërvitej.

Gruaja, rreth 70 vjeçe ishte krejtësisht e zhveshur dhe po bënte dush. Modelja u pozicionua para saj dhe bëri një fotografi selfie, me qëllim që të tallej me trupin e së moshuarës.

Mendonte se do bënte një postim zbavitës, por në fakt e pësoi rëndë. Ajo u kritikua ashpër për dhunim të privatësisë dhe mungesë takti ndaj një gruaje të moshuar, shkruan noa.al. Duke parë se ajo që bëri nuk ishte e hijshme, Dani e hoqi fotografinë dhe kërkoi ndjesë.

Por vetëm fundjavën e kaluar ka reaguar e moshuara që u vu në objektivin e modeles.

Nëpërmjet avokatit të saj ajo tha se dëshiron që ta fshijë këtë kapitull të dhimbshëm të jetës, prej të cilit u fut në telashe pa patur asnjë faj. /a.y/noa.al