Transmetuar më 12-06-2017, 07:59

Fitorja e mbrëmjes së djeshme ndaj kombëtares së Izraelit i ka mbushur gjithë entuziazëm futbollistët e kombëtares shqiptare.

Në dhomat e zhveshjes siç mund të shihni në fotografi, ata kanë shpërthyer në festime.

Kujtojmë se fitorja e së dielës është e para e kombëtares sonë në këto eliminatore për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi.

Ishte Armando Sadiku ai që shënoi golin e parë për kombëtaren shqiptare në minutën e 22’, pas një pasimi nga Odise Roshi.

Goli i dytë ka ardhur sërish nga Sadiku në minutën e 44’ të pjesës së parë, i cili ka gjuajtur nga një distancë e largët.

Me këtë rezultat Shqipëria e ka mbyllur edhe pjesën e parë të takimit.

Në pjesën e dytë Shqipëria ka shënuar edhe golin e tretë, ku këtë herë ka shënuar Memushaj në minutën e 71’ të takimit.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, po aq sa Izraeli.

Vendin e parë e ndajnë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë dhe mbyllin grupin Maqedonia me 3 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lihtenshtejni me zero pikë. /a.y/noa.al