Transmetuar më 12-06-2017, 07:29

Numërohen 91% e votave në Kosovë nga ana e Koalicionit Qendror të Zgjedhjeve, prej të cilave pritet të dalë qeveria e re.

Bazuar në rezultatet e deritanishme kryeson koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34.60% të votave.

E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje me 26.75%, ndërsa i treti koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.81%.

Për shkak se numërimi vijon, rezultatet janë në ndryshim minutë pas minute dhe mund t'i gjeni në kohë reale duke klikuar këtu.

Lista Serbe renditet e katërta me 5.54% Fjala me 1.06% dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës me 1.06%. Për Kryeministër garojnë tre kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa./a.y/noa.al