Transmetuar më 11-06-2017, 22:36

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të thellë në transfertë kundër Izraelit me rezultatin 0-3.

Takimi i mbrëmjes së sotme , i vlefshëm për grupin G, u luajt për kualifikueset e Botërorit që do të zhvillohet në Rusi.

Ka qenë sulmuesi Armando Sadiku ai që ka shënuar golin e parë për kombëtaren shqiptare në minutën e 22’, pas një pasimi nga Odise Roshi.

Goli i dytë ka ardhur sërish nga Sadiku në minutën e 44’ të pjesës së parë, i cili ka gjuajtur nga një distancë e largët.

Me këtë rezultat Shqipëria e ka mbyllur edhe pjesën e parë të takimit.

Në pjesën e dytë Shqipëria ka shënuar edhe golin e tretë, ku këtë herë ka shënuar Memushaj në minutën e 71’ të takimit.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, po aq sa Izraeli.

Në takimet e tjera të këtij grupi, Spanja mposhti në transfertë Maqedoninë me rezultatin 1:2, ndërsa Italia fitoi thellë 5:0 me Lihtenshtejnin.

Vendin e parë e ndajnë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë dhe mbyllin grupin Maqedonia me 3 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lihtenshtejni me zero pikë.

Skuadrat luajtën me këto formacione:

Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa (Shehter 53′), Kohen, Rafaelov (Vered 57′), Sahar (Benajun 67′), Zahavi.

Trajner: Elisha Levi.

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli (Veseli 82′), Roshi (Lila 53′), Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku (Çikalleshi 70′).

Trajner: Xhani De Biazi.

Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi).

KV: Lila 57′.

Në takimin tjetër Kosova është mundur thellë përballë Turqisë me rezultatin 1-4 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Goli i vetëm për Kosovën është shënuar nga mbrojtësi Amir Rrahmani në minutën e 22’

Kosova renditet në vendin e fundit në grupin I me vetëm një pikë./a.k/noa.al/

Golat e Shqipërisë:   

Goli i Kosovës: