Transmetuar më 11-06-2017, 22:16

Kombëtarja shqiptare nuk ka të ndalur përballë Izraelit teksa ka shënuar edhe golin e tretë.

Goli i tretë për Shqipërinë është shënuar nga Memushaj në minutën e 71’ të takimit.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në avantazh me dy gola për kombëtaren tonë.

Ka qenë Sadiku ai që ka shënuar dy golat në këtë pjesë të parë të ndeshjes fillimisht në minutën e 22’ dhe më pas sërish në minutën 44’.

Takimi Izrael-Shqipëri, luhet për kualifikueset e Botërorit që zhvillohet në Rusi.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi një fitore do të rriste shanset për vendin e tretë.

Golat e Shqipërisë: