Transmetuar më 11-06-2017, 21:36

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh me dy gola pjesën e parë të takimit kundër Izraelit.

Ka qenë Sadiku ai që ka shënuar dy golat në këtë pjesë të parë të ndeshjes fillimisht në minutën e 22’ dhe më pas sërish në minutën 44’.

Takimi Izrael-Shqipëri, luhet për kualifikueset e Botërorit që zhvillohet në Rusi.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi një fitore do të rriste shanset për vendin e tretë.

Në takimin tjetër Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh me rezultatin 1-2 kundër Turqisë.

Turqia ka kaluar e para në avantazh me një gol nga Sen në minutën e 6’.

Ka barazuar përkohësisht me një gol mbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 22’ por avantazhi nga miqtë ka ardhur sërish në minutën e 31’ nga Under. /a.k/noa.al/

Golat e Shqipërisë:  

Goli i Kosovës: