Transmetuar më 11-06-2017, 21:15

Po luhet pjesa e parë e takimit Izrael-Shqipëri, ku kombëtarja jonë ka kaluar në avantazh me rezultatin 0-1.

Ka qenë Armando Sadiku ai që ka shënuar golin e avantazhit për kombëtaren shqiptare, në minutën e 22’ pas një pasimi nga Odise Roshi.

Takimi Izrael-Shqipëri, luhet për kualifikueset e Botërorit që zhvillohet në Rusi.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi një fitore do të rriste shanset për vendin e tretë.

Në takimin tjetër Kosova po mundet 1-2 kundër Turqisë.

Turqia ka kaluar e para në avantazh me një gol nga Sen në minutën e 6’.

Ka barazuar përkohësisht me një gol nga mbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 22’ por avantazhi nga miqtë ka ardhur sërish në minutën e 31’ nga Under. /a.k/noa.al/

Goli i Shqipërisë:

Goli i Kosovës: