Transmetuar më 11-06-2017, 20:56

Frika nga banjo dhe shërbimet higjenike në terësi, ka rezultuar fatale për Emily Titterington, një vajzë 16-vjeçare e cila vdiq nga një atak në zemër për shkak të kësaj fobie të veçantë.

Vajza, një adoleshente autike, vdiq pasi qendroi për 8 javë pa shkuar në tualet dhe në këtë mënyrë mungesa e lëvizjes së zorrëve i krijoi një ngjeshje të fortë të zgavrës së kraharorit dhe të organeve të brendshme, duke shkaktuar një arrest kardiak për të.

Ngjarja ka ndodhur në Truro të Britanisë së Madhe.

Mjekët u përpoqën për ta mbajtur në jetë por nuk ia kanë dalë dot.

"Asnjëherë më parë nuk kemi parë diçka të tillë," tha mjekja ligjore Emma Carlyon.

Sipas hetimeve, vajza, e cila vuante nga një formë e butë e autizmit, kishte refuzuar kategorikisht që të ekzaminohej nga një mjek, siç konfirmohet nga nëna e saj, Geraldine./a.k/noa.al/