Transmetuar më 11-06-2017, 19:52

Një nënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shokuar me veprimin e saj teksa ka lënë dy vajzat e saj të mitura, mbyllur për 15 orë në makinë vetëm që të mund të shkonte në një festë.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ndërsa mediat vendase raportojnë se dy vogëlushet një dhe dy vjeçare, Brynn dhe Addyson kanë gjetur vdekjen.

Pasi ka hapur derën e makinës pas 15 orësh, nëna e re ka gjetur në gjendje të rëndë dy vajzat e vogla dhe e përfshirë nga paniku, ajo i ka çuar në shtëpi dhe jo në spital.

Ajo është bindur t’i çojë të miturat në spital vetëm pasi është bindur nga një miku i saj por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ato nuk kanë mundur të mbijetojnë dot.

Nëna e vajzave është arrestuar nga policia dhe për shkak të vdekjes së dyfishtë, rrezikon burg për shumë vite./a.k/noa.al/