Transmetuar më 11-06-2017, 19:42

Një burrë në moshë të thyer ka pësuar vdekje të dhimbshme sot, pasi u sulmua nga një numër i madh bletësh.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton noa.al, duke cituar burime nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Policia lokale tha se u informua për mbërritjen në urgjencën spitalore të burrit të moshuar, por asgjë nuk mund të bëhej për ta kthyer në jetë.

Mjeku i turnit, Muhamet Hoti, tha se 72-vjeçari kishte mbërritur i pajetë në spital.

Hetimet e para tregojnë se në rrethana ende të paqarta, burri është sulmuar nga bletët pranë vendbanimit të tij.

Një person i moshës 72 vjeçare nga fshati Pakashticë e Podujevës ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të bletëve. /noa.al/ (Foto arkiv)