Transmetuar më 11-06-2017, 19:26

Milani duke se ka hyrë fuqishëm në këtë merkato verore ku së fundmi ka bërë ofertë për Andre Silva, talentin e skuadrës portugeze Porto.

Me ardhjen e pronarëve të rinj kinezë, Milani kërkon të përforcohet dhe të rikthehet në lavdinë e dikurshme.

Skuadra kuqezi ka ofruar 36 milionë euro për lojtarin 21-vjeçar.

Gjatë sezonit që lamë pas Andre Silva shënoi 21 gola në 44 ndeshje për Porton.

Milani deri tani ka zyrtarizuar tre futbollistë që do të jenë pjesë e klubit për sezonin e ri, bëhet fjalë për Musachio, Keisse dhe Rodriguez./a.k/noa.al/