Transmetuar më 11-06-2017, 18:41

Policia kufitare njofton bllokimin të lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas informacioneve nga Policia, pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për disa orë për shkak të disa riparimeve në sistemin kompjuterik.

Njoftimi:

Njoftohemi nga Policia Greke se duke filluar nga ora 03:00 deri në orën 12:00 të datës 12.06.2017 do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit Grek, të këmbësorëve dhe automjeteve, pasi do të bëhen ndërhyrje (riparim) në Sistemin kompjuterik ku rregjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve./a.k/noa.al/