Transmetuar më 11-06-2017, 18:18

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative,  për  sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë, dhe pas pelegrinazhit, në Kishën e Shna Ndout në Laç, më datë 12-13 Qershor 2017.

Masat e marra vijojnë si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2017 – datë 13.06.2017 ora 24:00, do të kufizohen  disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

" Nga Kryqëzimi i Gjykatës  –  Kisha e Shna Ndout "

" Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout"

" Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout"

"Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout"

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrëfiksja, ambulanca  dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e  çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës kërkon  mirëkuptimin e banorëve të Laçit, që të kufizojnë  lëvizjen me mjetet e tyre në akset e qytetit të  Laçit , për të shmangur trafikun dhe ngarkesën e mjeteve që ka në këto 2 ditë nga pelegrinazhi./a.k/noa.al/