Transmetuar më 11-06-2017, 17:24

Ca gjëra në familje dhe në shtëpi, bëhen edhe pa dijeninë e të gjithë pjesëtarëve të saj.

Sidomos kur e di që mund të hash ca qortime.

Por një baba i mirë është njëkohësisht edhe përballues i telasheve.

Këtë radhë, z.Basha duket se e hëngri: I ka dhënë vajzave akullore, por fshehtas të shoqes, Aurelës, e cila mesa duket është kundër, ndoshta sepse të paktën njëra nga vajzat është ende e vogël dhe mund të ftohet.

Në foton që ju sjell noa.al, shihet kryetari i opozitës, Lulzim Basha, sot pasdreke në shtëpinë e tij në Tiranë, me dy vajzat e tij, ulur në tavolinën e dhomës së ngrënies.

“Me vajzat para se të nisem për Fier. Akullore ne vend te drekës, kur nuk e ka mendjen Aurela”, – thotë z.Basha duke komentuar këtë fotografi. /noa.al/ Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and text