Transmetuar më 11-06-2017, 14:59

Humb kontrollin e makinës dhe fluturon përgjatë autostradës duke u përplasur me një autobus me turistë.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një aksident të rëndë rrugor të ndodhur këtë të shtunën e javës së kaluar, në autostradën Tomei Expressway të Japonisë.

Në pamjet që noa.al i sjell më poshtë shihet një makinë e zezë e cila përfundon në korsinë e kundërt të autostradës duke u përplasur me një autobus me turistë.

Drejtuesi i makinës gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa 20 persona që ndodheshin në autobus mbetën të plagosur. /a.y/noa.al