Transmetuar më 11-06-2017, 12:55

Merr pesë në lindjen e të vëllait në moshën 12- vjeçare. Fotografia e të voglës Jacee Dellapena, nga Brandon, në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bujë në pak kohë, pasi mjekët e lanë që ta priste ajo vëllanë në duar gjatë lindjes.

Vogëlushja shpërtheu në lot, e emocionuar teksa po shihte të vëllanë që po vinte në jetë.

Prindërit e saj dhe mjeku mbetën të befasuar nga kurajo e vajzës dhe vendosën ta publikojnë fotografinë e cila po bën bujë.

Vogëlushja siç shkruan noa.al ndodhej në sallën e lindjes në mesjavë, por në një moment nisi të qajë, pasi nuk po e shikonte atë që po ndodhte. Kështu mjeku vendosi që ta përfshijë, duke i vendosur doreza dhe e lejoi që të priste vëllanë.

“Isha nervoze, mendoja se Jacee do trembej, por u tregua shumë kurajoze. Ishte momenti më i bukur i gjithë jetës sime”, tha nëna e saj për “The Sun”.

Vogëlushja gjatë gjithë kohës ka pasur pasion të bëhej veterinere, ndërsa tashmë thotë se do të bëhet gjinekologe. /a.y/noa.al