Transmetuar më 11-06-2017, 10:17

Nga Kavaja në një bisedë që pati paraditen e sotme me sipërmarrës turistik të zonës në një nga investimet e reja në bregdetin e Golemit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bëhet më shumë për të forcuar rolin e turizmit dhe për të rritur ekonominë familjare dhe kombëtare.

Ai tha se në këto 44 muaj turizmi u kthye në një ndër faktorët kryesore të rritjes ekonomike.

Më tej Rama deklaroi se tani vjen faza e dytë e Rilindjes Urbane.

“Shtrimi i qendrave është bërë dhe tani mbetet lidhja e qendrave me zonat përreth dhe në tre destinacione për këtë shtrirje, duke nisur nga turizmi tek pikat e prodhimit bujqësor, një projekt ky i fundit prej 100 milionë dollarë, jo të shtrojmë rrugë fshati, por rrugë për në pikat ku prodhohet”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se pas përfundimit të jugut, prioritet do të ketë Golemi dhe Velipoja. /a.y/noa.al