Transmetuar më 09-06-2017, 20:56

Pas finales së Cardiff-it dhe fitores së Champions League, portugezi Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë marramendëse që mund ta tundojë seriozisht.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Ronaldo ka marrë një oferte prej 200 milionë eurosh nga një klub në Superligën Kineze, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Portugezi ka qenë edhe më parë objektiv për një numër skuadrash nga Kina të pasura me para të gatshme, megjithëse ka hedhur poshtë spekulimet.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi rroga e majme e ofruar për yllin portugez mund të lëkundë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2021.

Ronaldo thuhet se ka në tavolinë një ofertë me vlerë prej plot 120 milionë eurosh në vit, duke u bërë dukshëm lojtari më i paguar në botë.

Natyrshëm për të kryer një transferim të tillë duhet të jetë dakord edhe presidenti Florentino Perez, që vështirë se mund të pranojë që Ronaldo ta largohet nga madrilenët pas disa sezoneve të suksesshme.