Transmetuar më 09-06-2017, 16:16

Ish- kampioni i botës në MotoGP, Max Biaggi është shtruar në spital pas një aksidenti të rëndë me dëmtime të shumta gjatë provave.

45 vjeçari mbeti i plagosur rëndë gjatë provave në garën "Supermoto" këtë fundjavë në garën e Sagittario në afërsi të Romës.

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me helikopter në spitalin “San Camillo” të Romës ku pas ndërhyrjes së mjekëve mediat italiane shkruajnë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Kujtojmë se Max Biaggi ka lindur në Romë në vitin 1971 dhe ka garuar në motoçiklizëm në disa vite me radhë, duke u shndërruar në një legjendë të këtij sporti bashkë me patriotin e tij Valentino Rossi. /b.l/noa.al/