Transmetuar më 09-06-2017, 14:57

Mungesa e magnezit mund të çojë në të vjella, diarre, tension të lartë, tërheqje muskulore, dridhje, debulesë, ndryshime personaliteti shpërqendrim etj.

Magnezi është i këshillueshëm që çdo ditë nga meshkujt të merret 350 mg, ndërsa nga femrat 300 mg, sasi e cila mund të shkojë deri në 450 mg gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Është përgjegjës për shumë procese metabolike, ku më poshtë gjeni të listuara disa nga dobitë kryesore të tij.

Kockat– Magnezi ndihmon për të rregulluar nivelin e kalciumit në trup së bashku me vitaminën D dhe zinkun.

Zemra- Magnezi ndihmon për të ruajtur rrahjet e rregullta të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të çojë në sëmundje të ndryshme kardiake.

Dhimbje shpine- Magnezi ndihmon për të relaksuar muskujt e shpinës, lehtëson stresin dhe tensionin muskulor.

Diabeti- Magnezi ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Për këtë arsye është e rëndësishme që personat që vuajnë nga diabeti të mos kenë mungesë magnezi.

Astma- Personat që vuajnë nga astma mund të kenë lehtësim dhe normalizim të frymëmarrjes nëpërmjet sasisë së duhur të magnezit.

Kapsllëku- Magnezi lehtëson ndjeshëm nga kapsllëku, pasi relakson muskujt duke parandaluar një problem të tillë.

Shtatzënia- Magnezi është një prej elementëve kryesor për të pasur një shtatzëni të shëndetshme, shkruan noa.al.

Migrena- Magnezi ndihmon për të lehtësuar dhimbjet e migrenës.

Stres dhe ankth- Magnezi ndihmon për të mbajtur nën kontroll krizat e panikut, stresin, ankthin dhe acarimin.

Ushqimet ku mund ta gjejmë– Bajamet, farat e susamit, farat e lirit, banania, farat e lulediellit, djathi, farat e kungullit, brokoli, bizelet, perimet me gjethe jeshile, avokado, orizi, çokollata e zezë, etj. /a.y/noa.al