Transmetuar më 09-06-2017, 13:59

Qepët e kuqe janë një armë e fuqishme kundër kancerit. Në mënyrë të veçantë ato luajnë rol të rëndësishëm në vrasjen e qelizave kancerogjene të tumorit të zorrës së trashë si dhe në atë të gjirit.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i University of Guelph, në Kanada, i publikuar në revistën shkencore “Food Research International”.

Gjatë studimit u testuan pesë lloje të ndryshme qepësh të cilat kultivoheshin në rajonin e Ontario, ku u zbulua se varieteti i quajtur “Ruby ring onion”, i cili është i kuq, është më efikas kundër kancerit.

Gjithçka në sajë të përmbajtjes së querecetinës, një lloj flavonoidi i cili ka veti të shumta antioksiduese dhe antocianineve, që i japin ngjyrën e kuqe qepës dhe që kanë njëherësh edhe veti antitumorale.

“Zbuluam se qepët janë shumë të rëndësishme për të vrarë qelizat tumorale. Qepët, inkurajojnë qelizat tumorale që të vdesin. Promovojnë një ambient aspak të favorshëm për zhvillimin e tyre si dhe pengojnë komunikimin mes vetë qelizave, gjë që frenon rritjen e tyre”, thuhet në studim shkruan noa.al.

Ndërkohë studiuesit janë akoma në humultime për nxjerrjen e një ekstrakti prej qepëve të kuqe, i cili të përdoret në formë pilule për kurimin e tumoreve. /a.y/noa.al