Transmetuar më 08-06-2017, 22:15

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Mediat vendase shkruajnë se aksidenti, ku një automjet përplasi një fëmijë 5-vjeçar, ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën C të kryeqytetit.

Mësohet se fëmija ka pësuar dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat përkatëse./a.k/noa.al/