Transmetuar më 08-06-2017, 19:31

Nga Artan Fuga

Shikoni emërtimet dhe ndarjet dikasteriale mes ministrive tona dhe do të konstatoni një koncept krejt anakronik mbi veprimtarinë e shtetit.

Ministria e arsimit, shkencës dhe sporteve. O Perëndi bërë bashkë cerdhet me shkencën albanologjike. Bërë bashkë hedhja e gjyles, me maturën shtetrore…

Ministria e ekonomisë e ndarë nga ajo e financave.

Ministria e jashtme nuk është edhe e emigracionit dhe diasporës shqiptare! Perëndi po ne jashtë emigrantët kemi. Cilët tjetër?

Perëndi më ndihmo, pa ministri tregtie si dikaster më vete kur tregjet dhe hapja e tyre është cështja jonë themelore.

Ministria e energjisë më vete asaj të ekonomisë a thua se energjia dhe ekonomia janë të ndara!

O Zot, ministri të bujqësisë pa qenë edhe e ekologjisë. Jo edhe e peshkimit!

Administrata publike me inovacionin teknologjik. Perëndi më shpëto, kanë lidhje poaq sa një gomar mashkull më një pulë hermafrodite.

Zhytur në dy dhoma e një guzhinë. Bashkë me rregullimin e territorit të bërë lëmsh.

Ministria e urbanizimit e bashkuar fillimisht me turizmin. Si të bashkosh lepurin me qenin.

Urbanizimi më vete dhe territorri më vete.O Perëndi më shpëto. Ekologjia në një ministri tjetër andej nga Rruga e Durrësit a nga Durrësi.

Kultura më vete teknologjisë dhe informacionit e teknologisë digjitale, a thua se sot ka mundësi të ketë administrim të proceseve kulturore jashtë kanaleve të telekomunikacionit, mediave dhe Internetit.

Ministria e punës me atë të rinisë, o Perëndi, pse jo edhe me ministrinë e grave, burrave, pensionistëve, veteranëve.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al