Transmetuar më 08-06-2017, 19:24

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Besnik Hasi konfirmohet zyrtarisht në postin e trajnerit te kampionët grekë të Olympiacos.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare të klubit grek.

Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën kampione në fuqi.

Besnik Hasi ka drejtuar më parë me sukses klubin e njohur belg, Anderleht.

Në fillimin e sezonit që lamë pas, ai pati një aventurë të shkurtër e të hidhur me klubin polak, Legia e Varshavës./a.k/noa.al/