Transmetuar më 08-06-2017, 13:24

Qershitë janë të njohura qysh në antikitet për vetitë e tyre kuruese. Nuk janë vetëm të bukura, të ëmbla dhe me lëng, por i bëjnë mirë edhe organizmit.

Dhe nga qershitë nuk hidhet asgjë, pasi edhe me bishtat e tyre mund të përgatitet një çaj shumë i mirë pastrues dhe antinflamator.

Për të përgatitur një çaj pastrues mjafton të zgjidhni bishtat e qershive të vogla, të cilat duhen tharë paraprakisht.

Hidhni disa bishta sa sasia e një luge gjelle në 100 ml ujë, pak më shumë se një lugë mjaltë.

Vërini të ziejnë bashkë për tre minuta dhe hiqini nga zjarri. Më pas lërini për 10 minuta të pushojnë dhe kullojini. Çaji mund të pihet sipas dëshirës, i ftohtë ose i ngrohtë. /a.y/noa.al