Transmetuar më 07-06-2017, 21:48

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në botë.

Revista Forbes ka nxjerrë për të dytin vit radhazi lojtarin e Real Madridit si sportistin më të paguar në botë duke lënë pas rivalin e tij, Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo ka arritur të fitojë 93 milionë euro në një vit ku 58 i përfiton te Real Madridi nga paga dhe bonuset ndërsa 35 të tjera i ka të ardhura nga reklamat.

Ylli portugez ka lënë pas basketbollistin e NBA, LeBron James i cili arriti të fitonte në një vit 86,2 milionë euro dhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi i cili arriti të fitojë 80 milionë euro

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve me Real Madridin në përballjen kundër Juventusit, ku portugezi ishte protagonist me 2 gola në triumfin 4-1./a.k/noa.al/