Transmetuar më 07-06-2017, 17:58

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila pak kohë më parë u vu në shënjestrën e mediave greke, të cilat shkruan se ka punuar si strpitiste në lokalet e natës në Greqi, u kthehet kundër.

Ajo ka paditur mediat greke, konkretisht portalet militaire.gr dhe makeleio.gr, jo në cilësinë e ministres por si individ.

Kodheli do të përfaqësohet nga avokatët Christos Ziogas dhe Christos Thanasopoulos, në procesin gjyqësor ndaj dy portaleve dhe pronarëve të tyre.

Më konkretisht mediat greke e akuzonin ministren se para 25 vitesh ka punuar si striptiste në lokalet e natës në Athinë, ndërsa më pas iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfunduar studimet.

“Duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, shkruanin mediat greke. /a.y/noa.al