Transmetuar më 07-06-2017, 15:18

Nga Emiljano Aleksi

Gjatë udhëtimit me makinë, disa shoferë gjaknxehtë, shpesh ndihen të nervozuar me shoferët e tjerë apo kalimtarët. Në autostradë, shpesh shoferët garojnë me shpejtësi dhe bëhen të rrezikshëm për të tjerët.

Duke u përballur me provokime të tilla apo mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, disa individë ndjejnë nervozizëm të madh dhe në disa raste mund të humbin arsyen.

Por humori i këtij shoferi prishet në rastet e mosrespektimit të rregullave dhe kjo lidhet ngushtë me qetësinë psikologjike që duhet të tregoje.

Nëse shoferit i përsëritet se duhet të arrijë në orar kjo e nervozon, pasi trafiku mund të jetë i ngarkuar dhe ai nuk arrin dot në destinacion në kohë. Për pasojë, gjatë gjithë udhëtimit, shoferi do të përjetojë një gjendje stresi.

Ky shofer është i paduruar dhe i pëlqen shpejtësia, ndaj tenton të parakalojnë. Shoferët me këto karakteristika ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të shoqëruar nga stresi emocional.

Vetëkënaqësia për ngarjen e makinës, shumë shoferë, kryesisht të rinjtë, dëshirojnë të parakalojnë sa më shumë makina për të treguar se sa të zotët janë në timon. Por në rast se të tjerë shoferë i parakalojnë, kjo shërben si shkak për mërzitje dhe ata nervozohen. Madje shumë prej tyre e konsiderojnë parakalimin provokim. Shoferët me këto karakteristika kanë luhatje të humorit dhe mund të shkaktojnë aksidente në rrugë.

Kujdes!!! Humori i keq i shoferit tonë mund të shkaktojë rreziqe dhe aksident.

VËMENDJE: Mos udhëtoni me këta shoferë. Kapeni shansin tuaj. Ndryshoni makinë. Për një udhëtim më të sigurt, të shpejt dhe cilësor, mos prit radhën, por merr makinën e Parë.

Voto LSI, voto nr. 1!