Transmetuar më 07-06-2017, 00:38

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të re ka ndodhur gjatë pasdites së ditës që lamë pas në Shkup të Maqedonisë.

Vajza është goditur nga një makinë në vijat e bardha në lagjen “Novo Lisiçe” në Shkup.

Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ndodhi në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato”, ndërsa mësohet se këmbësorja pësoi lëndime.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë që bëri të mundur transportimin e vajzës për në spital.

Disa prej qytetarëve në vendngjarje kanë sulmuar fizikisht shoferin, të revoltuar që shkeli vajzën në vendkalimin për këmbësorët./a.k/noa.al/