Transmetuar më 06-06-2017, 12:11

Pas gjysmë ore bisedë në telefon, kujdes nga dhimbja e kokës. Është ky konkluzioni i arritur, pas një vendimi të fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë, ku një kompani private u detyrua të dëmshpërblejë një person të prekur nga neuroinoma, një tumor beninj në nervin akustik.

I dëmtuari detyrohej të përdorte telefonin gjatë gjithë ditës në punë, çka dyshohet se i shkaktoi tumorin. Me rastin e kongresit për dhimbjen e kokës, “Headache 2017”, një grup studiuesish të shoqatës italiane të neurologjisë me në krye mjekun Aldo Quattrone, nxorën në pah rrezikun prej dhimbjes së kokës pas gjysmë ore bisedë në telefon.

Përdorimi i gjatë i telefonit mund të shkaktojë dhimbje koke thonë ekspertët dhe në rast teprie edhe tumor. /a.y/noa.al