Transmetuar më 05-06-2017, 14:58

Persona të armatosur i dalin përpara një kandidati për deputet të qarkut të Lezhës, e kërcënojnë dhe i kërkojnë të tërhiqet nga gara.

Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, ndërsa rreth orës 12.30, të ditës së djeshme, është paraqitur në komisariatin e policisë Lezhë, Luigj Ndoci, 34 vjeç, banues në Shënkoll, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Ai ka kallëzuar, se rreth orës 23:15 të së shtunës, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga dy persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit dispononin armë zjarri pistoletë.

34-vjeçari thotë se të dyshuarit pasi e kanë ndaluar me automjetin e tij, e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi.

Ndoci kandidon për Partinë Kristian Demokrate në qarkun e Lezhës.

Aktualisht po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës. /a.y/noa.al

Çfarë thotë Kodi Penal për veprën mbi të cilën hetohet kjo ngjarje

Neni 325 i Kodit Penal – Ankimi për zgjatjen e afatit të hetimeve

1. I pandehuri dhe i dëmtuari kanë të drejtë, brenda dhjetë ditëve nga njoftimi, të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit kundër vendimit të prokurorit për zgjatjen e afatit të hetimeve.

2. Ankesa shqyrtohet nga gjykata brenda dhjetë ditëve, duke u dëgjuar i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari dhe prokurori.

3. Kur gjykata pranon ankesën, hetimet nuk mund të vazhdojnë ose vazhdojnë vetëm për një afat të caktuar nga ajo.

4. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim, i cili nuk pezullon zbatimin e tij.