Transmetuar më 05-06-2017, 12:46

Stina e verës ka trokitur dhe konsumi i ujit bëhet i domosdoshëm. Por shpesh, pyesim veten se sa gota ujë duhet të pimë në një ditë? Këtë përgjigje vetëm pak njerëz e dinë.

Vajzat dhe gratë kanë nevojë që në një ditë të pinë 1.6 litra ujë, që është e barabartë me tetë gota, ndërsa burrat për dy litra, ose e barabartë me dhjetë gota ujë.

Lodhja, dhembja e kokës apo përqendrimi i ulët në punë, janë vetëm disa nga shenjat e dehidratimit. Ekspertët kanë njoftuar se lëngjet e freskëta dhe qumështi shërbejnë kundër dehidratimit, pasi përmbajnë proteina dhe kalcium.

“Një në pesë pacientë vizitojnë mjekun për simptoma sëmundjesh, të cilat vijnë pasi nuk kanë konsumuar sasi të mjaftueshme uji për një ditë. Shoh disa njerëz që janë të lodhur gjatë gjithë kohës dhe kjo vjen për shkak se nuk kanë konsumuar ujë ose lëngje”, tha Roger Henderson për “Daily Mail”.