Transmetuar më 03-06-2017, 16:51

Nga Artan Fuga

Partitë e republikës së vjetër?

Mbahen duke krijuar elektorat me vendet e punës në administratën e shtetit dhe të bashkive.

Shteti është bërë mjeti përcarës dhe bllokues i dinamikave ekonomike dhe sociale shqiptare!

I uzurpimit të pushtetit nga të njejtët!

I bllokimit të mendjes shqiptare për të prodhuar alternativa zhvillimi para elektoratit!

Partia në shtet u thotë nëpunësve dhe të gjithëve atyre që hanë bukë nga thërrimet e shtetit, sipërmarrës, poshtëmarrës, furnizues, tenderues, na votoni ne se përndryshe ata do ju presin korromanen!

Opozita deri tani u ka thënë : Votoni ne se sapo të kemi pushtetin, do i heqim ata nga puna dhe do ju vemë juve!

Ky është ndarja thelbësore e elektoratit sot në Shqipëri : kush është në punë të shtetit dhe kush do të kapi punën në shtet dhe tenderat!

Përcarja më e madhe e shqiptarêve që i ndërsen kundër njeri tjetrit.

Shqiptarët luftojnë për t’i marrë rrogën njeri tjetrit sa herë afrohen zgjedhjet!

Na kanë kthyer në plackitës të njeri tjetrit!

Ca duan ta ruajnë koromanen, ca duan t’ua marrin atyre që e kanë nga dora!

Politika luan dhe ushqehet me frikën për bukën e gojës të nëpunësit ose me dëshirën e të papunit për t’ja marrë bukën e gojës tjetrit!

Politika dhe partia mbi administratën, si qëmoti, njësoj!

Luftohet për cdo pastruese zyrash, për cdo tender, për cdo shofer administrate, për cdo llogaritar, arkëtar, taksidar, polic!

Hiqni burokracinë shtetrore nga thonjtë e partive politike do të shihni si do të ngelin pa asnjë njeri në mitingje!

Do të detyrohen të bëjnë programe elektorale alternative!

Tani tundin thelën e punësimit në administratë mijra individëve që i brohorasin, i shajnë, i mbështesin!

Hipokriozia e madhe e gjoja pluralizimit të republikës të dështuar!

Bashkë me ta edhe një tufë sipërmarrësish të privilegjuar që janë mekanizma larjeje parash të politikës dhe partive.

Ja përse nuk ka ideologji dhe ndarje ideologjike!

Ja përse nuk ka pluralizëm tê vërtetë!

Ja përsa asnjë parti nuk heq dorë nga shndërrimi i punonjësit të administratës publike në militant dhe nuk pranon t’ia heqi vetes së drejtën për ta bërë militantin nëpunês!

Ja përse të rinjtë në vend të motivohen për dije, motivohen pêr të qenë antarë të forumeve rinore!

Ja përse nuk kemi shtet, sepse nuk kemi burokraci shtetrore!

Ja pse gjithçka shthurret në korrupsion, sepse nëpunêsit mendojnë për sot dhe jo për nesër!

Ja përse nuk kemi politika afatgjata dhe Shqipëria është rrënuar nga asfaltime që nuk jetojnë më shumë se dy vjet!

Ja përse abuzohet me fondet e bashkive me punime të vockla dhe jo me punime urbane afatgjatë!

Ja përse teknikët janë hedhur tej nga administrata mbushur me mbledhës votash!

Ja përse ministritë ndahen si llokma për partitë politike në koalcion!

Ky është shtetformimi!!!

O pika neve thuaj!!!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al