Transmetuar më 03-06-2017, 11:08

Një djalë i ri në Fier terrorizon banorët e zonës, zhvishet lakuriq dhe u sulet punonjësve të policisë për t’i goditur me thikë.

I dyshuari për ngjarjen është Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”.

Ai akuzohet se gjatë së premtes, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese.

Noa.al mëson se Gjata ishte zhveshur lakuriq dhe ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike, ndërkohë që mbante një thikë në dorë.

Ndërkohë banorët e terorizuar nga skena me të cilën u përballën, lajmëruan policinë.

Me mbërritjen e uniformave blu ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t’i qëllojë me thikë, duke bërë që tentativat për të kapur të zgjasnin për thuajse një orë, për shkak të rrezikut.

Pas një sërë tentativash, Gjata u arrestua nga policia, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje i riu tha se kishte pirë dhe se është penduar për veprimet e tij.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkoha që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosje”. /a.y/noa.al