Transmetuar më 03-06-2017, 10:28

Kryeministri Edi Rama thotë se Përmeti është një nga pasqyrat më kuptimplota të programit të rilindjes urbane.

Në një takim me operatorët turistikë paraditen e së shtunës në Përmet, ai tha se sapo filloi projekti, menjëherë filluan shenjat e lëvizjes.

“Fluksi i turistëve vjen duke u rritur në mënyrë të përditshme. Deri dje kishte kapacitet minimal po kishte dhe s’kishte fluks. Tani fluksi kapërcen kapacitetin dhe duhet t’i përgjigjeni. Besoj se është momenti që të ndërthurni iniciativat tuaja. Ndërlidhja e tyre, si p.sh., rafting i ndërlidhur me punishten e verës dhe më pas kalohet me shtigjet turistike, etj. Duhet të krijojmë hartën e mundësive për të shfrytëzuar kohën, t’iu japim njerëzve një hartë ku mundësia për të ndenjur më shume se një natë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al