Transmetuar më 02-06-2017, 12:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkollën e Shipolit në Mitrovicë, ku një nxënës e kësaj shkolle është qëlluar me thikë. Sulmi, sipas drejtorit të Arsimit, është kryer nga disa huliganë.

“Drejtoresha e shkollës me ka njoftuar se disa huliganë, që kanë ardhur nga jashtë, në bashkëpunim me dy nxënës, në oborr të shkollës kanë goditur me thikë një nxënës të klasës së nëntë. Sipas informacioneve, nxënësi nuk është në gjendje të rëndë”, ka thënë Skënder Avdiu për mediat.

Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar lajmin e incidentit në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol, duke thënë se i dëmtuari ndodhet në spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ende nuk dihet identiteti i autorëve.