Transmetuar më 01-06-2017, 10:39

Në WhatsApp kanë filluar të vijnë disa mesazhe ku u kërkohet përdoruesve tarifë për përdorimin e këtij aplikacioni.

Mesazhet e rreme shkruajnë se koha për të përdorur WhatsApp-in falas ka mbaruar, dhe nëse dëshirojnë të vazhdojnë përdorimin e tij duhet të paguajnë. Ky mesazh shoqërohet edhe me një link për t’u futur në brendësi.

Por mesazhe të tilla dyshohet se dërgohen nga hakera, të cilët vjedhin të dhënat tuaja bankare, që më pas t’i përdorin ato për përvetësime personale. Për këtë, WhatsApp deklaron se ky aplikacion është dhe do të jetë gjithmonë falas. Nëse ky mesazh ju vjen në celular, duhet që ta fshini menjëherë, pasi ka rrezik që t’ju fusë viruse në telefonin tuaj. Mesazhin e keni në foton e mëposhtme. /k.k/noa.al/