Transmetuar më 31-05-2017, 16:10

Dje kemi parë Samsung Chromebook Pro të ri dhe tani Samsung ka zbuluar një tjetër laptop të ri, Samsung Notebook 9 Pro.

Samsung Notebook 9 Pro vjen me dy madhësi të ekranit, 13.3 inç dhe 15 inç dhe gjithashtu vjen me lapsin digjital, Samsung S Pen.

Të dy laptopët e Samsung Notebook 9 Pro kanë një ekran Full HD 1080p dhe vijnë me një procesor Intel Core i7.

Modelet e reja të laptopëve kanë 8GB RAM në versionin 13.3 inç dhe 16GB RAM në versionin 15 inç dhe të dy modelet vijnë me 256GB hapësirë ruajtjeje.

Laptopët vijnë me Windows 10. Modeli 13 inç do të shitet për 1.199 dollarë, ndërsa modeli 15 inç do të shitet për 1.399 dollarë.