Transmetuar më 31-05-2017, 14:45

Një burrë në Përrenjas ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrën më tragjike të mundshme. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Përrenjasit, ku është hedhur nga dritarja e pallatit të katit katërt së banesës tij, Sh.R., 59 vjeç.

Por tentativa e tij e vetëflijimit ka dështuar, pasi ka rënë në ballkonin e katit të dytë të një banese më poshtë.

Si pasojë e hedhjes nga lartësia, 59- vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se pak vite më parë ai kishte humbur të shoqen në një aksident rrugor dhe që prej asaj kohe kishte mbetur me trauma. Mësohet se i dëmtuari ishte prekur nga depresioni që nga ajo periudhë, duke mos e pranuar dot humbjen e saj.

Për të hedhur më shumë detaje mbi ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al